Site icon Telegrafi

Fushë Kosova pritet të ketë furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës se ka filluar ekzekutimi i punimeve në vendosjen e tubit i cili shumë shpejtë do t’i furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë.

Sipas njoftimit të kompanisë, kostoja financiare e këtij projekti ka vlerën e 378 mijë eurove dhe pritet të përfundojë në fund të muajit prill 2019.

Tubi është me diametër fi 630mm dhe me një gjatësi prej 2.2 kilometra ku uji do të merret nga fabrika e trajtimit të ujit në Shkabaj.

Kujtojmë se një pjesë e Fushë Kosovës deri më tash nuk është furnizuar me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë. /Telegrafi/

Exit mobile version