Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës dhe fshatrave përreth se sot, gjatë orëve të pasdites, është ndërprerë prodhimi i ujit të pijshëm në objektin Kroni-Kuzmin në Fushë Kosovë.
Duke filluar nga ora 16:00 e deri në mesnatë, qytetarët e kësaj Komune do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, thuhet në një njoftim për shtyp.
Arsyet e ndërprerjes ndërlidhen me punimet e kompanisë Trainkos në linjën hekurudhore, ku përgjatë saldimit të binarëve, nga shkëndijat e zjarrit është djegur kabllo e energjisë elektrike 10 KW, që e furnizon direkt fabrikën e përpunimit të ujit në Kuzmin.
Ekipet e KUR ”Prishtina” janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit. /Telegrafi/