Site icon Telegrafi

Fushë Kosova e pret Dritën

“Nuk kemi alternativë tjetër përveç fitores. Fati nuk ishte me ne në ndeshjen e parë, por shpresoj se kësaj radhe do të shënojmë fitore ndonëse e kemi të qartë se Drita ka skuadër shumë të mirë”, tha trajneri i ri i Fushë Kosovës, Zylkifli Obërtinca, për Zërin.

Edhe homologu i tij nga Drita, Musa Selimi është tejet optimist, madje i bindur se Drita do të marrë pikë të plota.

“Përkundër respektit për Fushë Kosovën, Drita është në gjendje të shënoj fitore në këtë ndeshje, madje nuk do të jem i kënaqur as me barazim. Gjatë tërë javë kemi punuar në mënjanimin e disa problemeve të shfaqura në ndeshjen e parë dhe besoj se ia kemi arritur qëllimit”, tha Selimi për gazetën. /Telegrafi/ 

Exit mobile version