Telegrafi

Fushë Kosova dhe Llapin i duan pikët e plota – formacionet zyrtare

Fushë Kosova është nikoqir i Llapit në duelin që luhet në kuadër të javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Klubi i sapoinkuadruar në elitën e futbollit kosovar e nisi rrugëtimin me humbje të thellë ndaj Malishevës, 6-1.

Në anën tjetër, Llapi ka një fitore dhe një humbje, ndërsa do të tentojë ta fitojë këtë përballje.

Formacionet zyrtare:

Fushë Kosova: Rugji, Rrapuca, Ajdini, Ivkic, Dumani, Thaqi, Krasniqi, Hajdari, Mëziu, Abazi, Statovci.

Llapi: Avdyli, Jashari, Namani, Hyseni, Ramadani, Selimi, Krasniqi, Blakçori, Cobian, Musolli, Bekteshi. /Telegrafi/