Qytetarët e Fushë Kosovës dhe të Lagjes “Kalabria” në Prishtinë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm sonte nga ora 22:00 deri të dielën në orën 05:00 të mëngjesit.
KRU “Prishtina” njofton konsumatorët e Fushë Kosovës dhe lagjes “Kalabria ” në Prishtinë, se për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e sotme në vendin tonë, është krijuar turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit, andaj janë detyruar që për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike të ndërprejnë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj, transmeton Telegrafi.
“Ky Impiant është tashmë jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, konsumatorët e sipërpërmendur do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga sonte në orën 22:00 deri nesër në 05:00 të mëngjesit. /Telegrafi/