Telegrafi

Fushë Kosova dezinfekton objektet e klubit si masë parandaluese për coronavirusin

Klubi nga Liga e Dytë, Fushë Kosova ka njoftuar dezinfektimin dhe dezinsektimin e objekteve të klubit si masë parandaluese e përhapjes së coronavirusit.

Në Kosovë ende nuk ka mbërritur pandemia e njohur si coronavirus, por masat për ta parandaluar atë tashmë veçse kanë filluar të merren edhe nga klubet sportive.

I pari që filloi fushatën e mbrojtjes dhe parandalimit të përhapjes së coronavirusit ishte klubi therandas, Ballkani, i cili është lider në Superligë.

Lexo po ashtu Ballkani dezinfekton zhveshtoret dhe stadiumin

Megjithatë, një hap të njëjtë ka ndërmarr edhe një klub që bën pjesë në Ligën e Dytë.

Bëhet fjalë për klubin e Fushë Kosovës, të cilët kanë njoftuar dezinfektimit dhe dezinsektimin e objekteve të klubit.

“Dezinfektimi, dezinsektimi i klubit tonë KF Fushë Kosova. E falënderojmë kryesinë e klubit dhe kryetarin për këtë iniciativë dhe kujdes të shtuar për shëndetin!”.

“Shëndeti mbi të gjitha”, ka shkruar klubi u Fushë Kosovës në profilin e tyre në Facebook.

Ndryshe, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marr vendim që ndeshjet e futbollit të zhvillohen normalisht, por pa praninë e tifozëve. /Telegrafi/