Telegrafi

”Me fushatën e Trump ne kemi fituar më shumë se sa që kanë fituar prindërit tanë gjatë gjithë jetës” (Video)

A e ndikuan në fitoren e Donald Trump djelmoshat nga Velesi? Kjo është pyetja që e parashtruan edhe amerikanët një ditë pas shpalljes së rezultateve nga zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Lexo po ashtu Këta janë të rinjtë nga Velesi që e ndryshuan politikën e SHBA-ve (Foto/Video)

Slaven Nedelkovski është 19 vjeçar dhe e tregon recetën e përfitimeve nga fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ata thonë se nuk e dinë realitetin në politikën e SHBA-ve dhe atyre ju interesonte vetëm paraja.

Lexo po ashtu Fushata e Donald Trump udhëhiqet nga Velesi i Maqedonisë (Foto)

Në kuriz të Donald Trump, Nedelkovski dhe shumë të rinj tjerë nga Velesi kanë blerë: Vetura të shtrenjta, dyqane, banesa, tokë dhe kanë bërë jetë luksi.

Lexo po ashtu Studentët nga Velesi: Nuk kemi ndikuar në fitoren e Trump (Foto)

Telegrafi Maqedoni më herët ka informuar për disa të rinjë nga Velesi që krijonin ueb faqe të rrejshme duke shkruar tekste pro kandidatit Republikan Donald Trump dhe duke bërë fushatë negative për kandidaten e Demokratëve Hillary Clinton për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu Facebook dhe Twitter në ‘luftë’ kundër lajmeve të rreme në Veles

Më herët, Televizioni Channel 4 nga Britania e Madhe ka dërguar një ekip për të gjetur dy studentët që fituan para të majme në kuriz të kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump.

Lexo po ashtu Strategjia e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së: Portale dhe lajme të rejshme (Video)

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo ”fushatë” është vlerësuar si vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve dhe e kanë akuzuar Facebook-un për plasimin e këtyre lajmeve pro-Trump nga Velesi i Maqedonisë./Telegrafi/