Telegrafi

Fushatë uljesh nga General Motors

Kompania ka zgjeruar te të gjithë klientët oportunitetit që deri më sot i kanë gëzuar vetëm të punësuarit e saj, pra një ulje prej 10-12% nga cmimi final.

Gjithsesi, analistët thonë se kjo fushatë marketingu nuk mund të përmirësojë gjendjen e gjigandit të Detroitit sepse reklama të tilla dështojnë shumë shpesh e nuk japin asnjë garanci.

Shitjet e General Motors ranë me 27% në korrik, duke i shkaktuar kompanisë humbje prej miliarda dollarësh. Shitjet e makinave të lehta ranë në 12.6 milionë njësi nga 15.2 milionë njësi që qenë shitur në janar. Kompania humbi 15.5 miliardë dollarë vetëm në tremujorin e dytë të këtij vti. Ulja në dispozicion të qytetarëve amerikanë pritet të jetë prej rreth 4200 dollarësh për makinë.

Por edhe kompani të tjera makinash po zbatojnë skema të tilla në përpjekje për të kapur klientë të rinj, tashmë që numri i amerikanëve në gjendje për të blerë një makinë të re është reduktuar ndjeshëm. Kriza financiare amerikane vlerësohet se ka goditur para së gjithash shtresën e mesme, gjë që i ka shtrirë efektet negative te tregu i shtëpive dhe makinave.