Telegrafi

Fushatë sensibilizuese nga Telegrafi për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje

Kjo fushatë synon sensibilizimin e votuesve për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Votimi është një e drejtë e rëndësishme në shoqërinë tonë pasi që zgjedhjet e qytetarëve dhe vota e tyre do të ndikojnë në të ardhmen në çdo aspekt të jetës, duke filluar nga arsimimi, kujdesi shëndetësor, siguria e shumë fusha të tjera të rëndësishme.

Duke votuar, ju shprehni mendimin tuaj dhe keni adresë të kërkesave tuaja.

Qytetarët shumë herë ankohen dhe janë të pakënaqur me politikën dhe qeverisjen në vendin e tyre.

Dilni në votime për ta shprehur vullnetin tuaj me votë.

Duke e ditur që Kosova ka 1.1 milion përdorues në Facebook, ne kemi vendosur që të krijojmë një ‘frame’ për të nxitur qytetarët për të votuar.

Në ditën e zgjedhjeve Telegrafi ka mundësuar që të gjithë votuesit të vendosin një kornizë në fotografinë e tyre në rrjete sociale me mbishkrimin “Unë votova”. Kjo fushatë është krijuar me qëllimin që të rritet vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e votimit.

Bëhuni pjesë e procesit zgjedhor, bëheni qytetar aktiv dhe i përgjegjshëm.

Nëse keni votuar, atëherë klikoni këtu për ta përdorur këtë frame dhe për të ju treguar shoqërisë që ju keni votuar! /Telegrafi/