Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot do të marrin pjesë në shënimin e orës ekologjike në SHF ‘Ismail Qemali’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me mbështetjen e orës ekologjike në laboratorin e lëvizshëm të Ministrisë nëpër disa shkolla të Shkupit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me UNDP dhe Milieukontakt e kanë filluar fushatën për shënimin e 5 qershorit, Ditës botërore të mjedisit jetësor. /Telegrafi/