Pjesëmarrësit në ”Revolucionin Laraman” kanë paralajmëruar për sot, një fushatë për mbledhje të financave, për të mbështetur bashkëprotestuesit e tyre, të cilët janë duke u ballafaquar me padi penale dhe për kundërvajtje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Revolucioni bëjnë të ditur se fushata do të fillojë në ora 13 dhe do të zgjasë deri në ora 1 e natës, kurse mbledhja e tyre do të bëhet në kafe „Izlet“.
Ndryshe, sot nuk do të protestohet në Shkup, mirëpo do të ketë protesta në Strumicë, Radovish, Vallandovë, Ohër dhe Prilep./Telegrafi/