Fondacioni për zhvillim ekonomik afatgjatë PREDA Plus dhe Shoqatat e studentëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta nga Shkupi fillojnë fushatën me temë ‘Nevoja e veprimtarisë së përbashkët për një jetë më të mirë dhe më cilësore të personave me nevoja të veçanta’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo fushatë përfaqësuese është pjesë e aktiviteteve të projektit ‘Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave për ndihmë të personave me nevoja të veçanta në Maqedoni’, me përkrahje financiare me grant nga Programi kombëtar i BE-së për ndihmë gjtë tranzicionit dhe ristrukturimit institucional 2011 Instrument për ndihmë parainkuadruese (IPA), njofton AIM.
Ky aktivitet është pjesë e gjashtë fushatave nën moton ‘Për të mirën e secilit’. /Telegrafi/