Telegrafi

Fushatë në mbështetje të grave me kancer në gji!

Me ecje simbolike dhe vrapim humanitar (në gjatësi prej 1 km) në kuadër të manifestimit ‘Forca rozë’ nën organizim të Shoqatës ‘Borka’-Për çdo ditë të re, më shumë se 1 mijë qytetarë do të japin mbështetje sëmundjeve të kancerit në gji dhe familjarëve të tyre. Ngjarja do të mbahet sot në Parkun e qytetit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi për pjesëmarje në ecje dhe vrapim humanitar është 350 denarë me bluzë mëngë shkurtër me logon e manifestimit. Të gjithë paratë do të dorëzohen për paruke, gjegjësisht për gratë e prekura nga kjo sëmundje dhe që nuk kanë mundësi të blejnë, dhe shumë aktivitete tjera.

Manifestimi mbahet për të tetën herë me mbështetje të Ambasadës amerikane dhe kompanisë ‘Pelister’. /Telegrafi/