Telegrafi

Fushatë kundër gjuhës së urrejtjes në Maqedoni

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka zbatuar një fushatë afishesh, kundër gjuhës së urrejtjes, që para se gjithash ka për qëllim t’i mundësojë qytetarit ta njohë këtë gjuhë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e këtij komiteti thuhet se qytetarët ballafaqohen me gjuhën e urrejtjes në media, në internet dhe në jetën e përditshme, duke theksuar se përhapja e kësaj gjuhe të urrejtjes, shpesh rezulton edhe në dhunë.

Kjo fushatë mbështetet nga Fondi kombëtar për demokraci (NED) dhe është tbatuar në pesë qytete, Tetovë, Gostivar, Manastir, Kumanovë dhe Shkup./Telegrafi/