Site icon Telegrafi

”Fushatë donacionesh” në UKM për të ndihmuar profesorët e korruptuar (Foto)

Në fakultetin e ekonomisë në UKM ka filluar një ”fushatë donacioni” për profesorët të cilët kërkojnë para nga studentët, për t’i kaluar në provime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Studentët, familjarët e tyre dhe profesorët e ndërgjegjshëm e kanë mbështetur këtë aksion për ndjekjen e atyre të cilët kërkojnë ryshfet, për një notë 6 në indeksin e studentëve.

Kjo është një mbështetje simbolike për aksionin policor, ku disa profesorë akuzohen për mitmarrje, ndërmjetësim të paligjshëm, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, si edhe për vepra tjera që lidhen me korrupsionin./Telegrafi/

Exit mobile version