Site icon Telegrafi

Fushatë çfarë nuk është parë kurrë më parë në Amerikë: Një kandidat i infektuar, hakerë, akuza e “marrëveshje historike”

Një fushatë çfarë nuk është parë kurrë më parë po zhvillohet para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëri kandidat është infektuar me coronavirus, ndërhyrja e hakerëve, akuza, “virusi kinez dhe Putin”, marrëveshjet historike mes Kosovës e Serbisë si dhe Izraelit me botën myslimane.

Kurrë kanë mbetur më pak se një muaj deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA, fushata elektorale po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme.

Debati i parë ishte kaotik, por nuk mjaftoi. Dy ditë më vonë, rrjedha e fushatës dhe vetë bazat e zgjedhjeve u tronditën plotësisht – Trump rezultoi pozitiv për coronavirus, transmeton Telegrafi.

Pyetja kryesore është – çfarë tjetër?

Zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara janë bërë temë bisede pothuajse nga momenti kur Donald Trump i fitoi ato të fundit dhe fushata intensive ka vazhduar për muaj të tërë. Pandemia e coronavirusit ndikoi shumë në rrjedhën e saj, megjithëse lindi pyetja më e rëndësishme – kush do të ishte kundërshtari i presidentit aktual – nuk dihej deri në muajin gusht.

Pas zgjedhjes zyrtare të Joe Bidenit, ish-nënpresident i Shteteve të Bashkuara, Trump mori një sfidues.

Debati i parë i dy veteranëve u mbajt më 29 shtator dhe përmbushi të gjitha “pritjet” – nga thirrja e kundërshtarit “pengu i Putinit”, “racist” dhe “klon” nga kandidati demokrat, deri te bërtitja dhe heshtja, fyerja e familjes … Kishte gjithçka , e cila tregon thellësinë e plotë të ndarjeve aktuale në shoqërinë amerikane.

Por fushata në SHBA nuk po shkon ashtu siç është menduar…

Trump dëshironte ta testonte Bidenin, por më pas u detyrua të testohet vet

Pak para debatit të parë, Trump vuri në dyshim pjesëmarrjen e Bidenit. Përmes mediave sociale, presidenti kërkoji që “Bideni i përgjumur” të testohej për substanca të paligjshme.

“Unë do të kërkoj me forcë një test droge për Joe Bidenin e përgjumur para ose pas debatit të së martës në mbrëmje. Natyrisht, unë do të pranoj t’i nënshtrohem të njëjtës”, shkroi republikani ndër të tjerash në Twitter.

Sidoqoftë, pas debatit të parë, të dy kandidatët u testuan – por për coronavirus.

Dhe vetëm dy ditë pasi u tall me kundërshtarin e tij, i cili mban kudo një maskë, arriti lajmi se presidenti aktual amerikan është pozitiv për COVID-19.

“Unë nuk mbaj një maskë si ai. Sa herë që e shihni, ai ka një maskë. Ai mund të flasë në një distancë prej 60 metrash”, kishte thënë atëkohë Trump.

Pasi u konfirmua lajmi se ishte pozitiv, presidenti amerikan u transferua me helikopter në një spital ushtarak të premten.

Kishte tituj se situata ishte serioze, se Shtëpia e Bardhë ishte e shqetësuar, ndërsa pozicioni zyrtar i Zyrës Ovale ishte se presidenti ndihej mirë.

Lexo po ashtu Konfirmon Trump: Mezi po e pres debatin e ri me Bidenin

Pyetja kryesore ishte se çfarë do të ndodhë me fushatën e Trumpit, por edhe debatin tjetër. Sidoqoftë, Trump u lëshua nga spitali të hënën dhe këshilltari i tij i fushatës zgjedhore, Jason Miller, deklaron se asnjë protokoll shtesë i sigurisë nuk do të futet për tubimet e ardhshme.

Madje, Trump po planifikon tashmë të merr pjesë në debatin e ardhshëm të 15 tetorit, pavarësisht se është infektuar me virus.

Megjithëse e kishte kritikuar administrimin e krizës së shkaktuar nga coronavirusi, pas lajmit se Trumpi është infektuar, kandidati demokrat njoftoi se do të ndalojë transmetimin e videove zgjedhore në të cilat kritikon presidentin amerikan rreth situatës së pandemisë.

Lexo po ashtu Biden: Trumpi pasi u infektua me virus, nuk u bë shembull për amerikanët

Por, Biden kritikoi Trumpin për minimizimin e efekteve të coronavirusit, dy orë pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, pasi kaloi tre ditë në spital.

“Shpresoja që presidenti, pasi kishte kaluar atë që kaloi…do t’i komunikonte mësimin e duhur popullit amerikan. Maskat kanë rëndësi”, tha Biden.

Kush do të fitojë – hakerët rusë, kinezë apo iranianë

Fushata për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, tani tradicionalisht, nuk po kalojnë pa u përmendur hakerat rusë. Këtë herë, synim ishin këshilltarët e demokratëve dhe republikanëve.

Kontributi në traditë është gjithashtu fakti, siç pretendon Microsoft, se është i njëjti grup i hakerëve rus që prokurorët amerikanë konfirmuan të ishin përgjegjës kryesor për sulmet ndaj fushatës presidenciale demokratike në vitin 2016, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, sulmet e hakerëve nuk janë e vetmja gjë që Shtetet e Bashkuara i tremben para këtyre zgjedhjeve. Është pohuar gjithashtu se ka mbërritur “virusi Putin”, simptoma kryesore – ethe e mosbesimit të përgjithshëm.

Kështu e përshkroi një kolumnist i Washington Post ndikimin e Rusisë në situatën politike në Amerikë pak para zgjedhjeve presidenciale. Siç shpjegon ai, ky “virus” po përhapet kryesisht në rrjetet sociale, të cilat përfaqësojnë një fushëbetejë të re kundër të gjithëve – ndërsa demokratët dhe republikanët janë në luftë, Amerika po humbet kundër Rusisë.

“Miliona njerëz nuk janë më të sigurt nëse zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme, nëse lajmet janë të vërteta apo të rreme, dhe nëse politika e jashtme e SHBA-së u shërben interesave kombëtare ose personale të individëve. Është një fitore e madhe për armiqtë e Amerikës”, thuhet në tekstin e botuar në “Washington Post”.

Demokratët akuzojnë republikanët për ndikimin rus, nga ana tjetër, ata zvogëlojnë ndikimin e Rusisë, por fushatën e drejtojnë te kinezët. Shërbimet e inteligjencës amerikane pretendojnë se disfata e Trumpit i përshtatet Kinës dhe përmenden edhe hakerat nga Irani, të cilët, sipas Microsoft, po synojnë njerëzit e lidhur me fushatën e Trumpit.

Microsoft gjithashtu thotë se hakerat nga Kina sulmuan njerëzit e lidhur me fushatën e Joe Bidenit. Për ta bërë më të vështirë situatën, shërbimi i inteligjencës amerikane deklaron se Biden është gjithashtu shënjestra e “hakerave të shtetit rus”, të cilët synojnë të dëmtojnë fushatën e tij.

Temat kryesore: Kina dhe “virusi kinez” – “marrëveshjet historike”

Trazirat racore, sistemi shëndetësor, marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe dy vendeve arabe – Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërhyrja ruse, sulmet e hakerëve, kujdesi shëndetësor … Mediat janë plot me tituj se “Biden kritikon Trump” për secilën temë, e ndjekur nga lajmet për përgjigjen e Trumpit, në të cilën shpesh fyen kandidatin kundërshtar. Megjithatë asgjë nuk është aq e rëndësishme sa Kina dhe coronavirusi.

Kina, armiku i ri kryesor i Amerikës. Marrëdhënia me Kinën është një mundësi ideale për të dy kandidatët demokratë dhe republikanë për të akuzuar kundërshtarin për bashkëpunim. Dhe ndërsa Biden akuzon Trumpin për mbrojtjen e marrëveshjes së tij tregtare me Kinën sesa për virusin, Trump po bën çdo përpjekje për ta paraqitur kundërshtarin e tij si një “kinez” dhe dikë që do të sjellë komunizmin në Amerikë, transmeton Telegrafi.

“Shtetet e Bashkuara do të jenë në pronësi të Kinës nëse Trump humbet. Nëse nuk fitoj zgjedhjet, Kina do të zotërojë Shtetet e Bashkuara. Ju do të duhet të mësoni kinezisht”, tha Trump në një intervistë.

Presidenti aktual amerikan akuzon Kinën për përhapjen e coronavirusit, ai shpesh e quante këtë virus “kinez”, duke shpjeguar se është “kinez sepse erdhi nga Kina”.

Por Trump nuk ndalet këtu. Përdorimi i aplikacionit të njohur TikTok, në pronësi të një kompanie kineze, tashmë është ndaluar. Në fund të shtatorit, Departamenti i Tregtisë i SHBA-së, njoftoi një ndalim të transaksioneve të biznesit midis Shteteve të Bashkuara dhe aplikacioneve – TikTok dhe ViChat. Kjo ka të bëjë me sigurinë amerikane, të cilët besojnë se aplikacioni mund të përdoret për të mbledhur të dhëna personale të shtetasve amerikanë.

Ndërsa Trump akuzon Kinën, Biden akuzon Trump dhe e vendos atë në qendër të fushatës së tij, duke theksuar se administrata aktuale republikane ka keqmenaxhuar krizën e shkaktuar nga virusi.

Duket se Trump ka bërë përpjekje më të mëdha për të fajësuar Kinën sesa për të zgjidhur situatën në Shtetet e Bashkuara. Që nga fillimi i epidemisë që shoqëron fushatën e zgjedhjeve presidenciale, Trump shpesh është karakterizuar si dikush që nuk e mori situatën mjaft seriozisht për shkak të fjalimeve të tij. Që nga fillimi, ai këmbënguli se COVID-19 nuk përbënte një kërcënim më të madh se gripi sezonal, dhe ai pretendoi se virusi ishte nën kontroll të plotë.

Ai nuk hoqi dorë nga ai qëndrim edhe pas infektimit – të hënën, pasi u largua nga spitali, ai u tha qytetarëve të mos kishin frikë nga virusi dhe të mos lejonin që ai të administronte jetën e tyre.

Çka më tutje?

Përkundër rrethanave të papritura, fushata po vazhdon ende. Duket se nuk ka njerëz që nuk duan të ndjekin interesat e tyre përmes këtyre zgjedhjeve dhe shtrohet pyetja nëse Trump dhe Biden apo interesa të ndryshëm të huaja po luftojnë këtu dhe çështja e vlerës së debatit brenda “rregullave” aktuale është ngritur me të drejtë.

Ndërsa prisni debatin e dytë, ngjarjet e ditëve të kaluara vetëm konfirmojnë se është e pamundur të dihet se çfarë tjetër mund të ndryshojë rrjedhën e gjithë fushatës, si dhe nëse disa informacione, në shikim të parë me shumë rëndësi, do të kenë ndonjë ndikim në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Kjo është një fushatë që amerikanët nuk e kanë përjetuar më parë. Çka pritet më tej? /Telegrafi/

Exit mobile version