Telegrafi

Fushata serbe në rrjetet sociale, në valutën 100 dollarëshe Daçiq shkruan “Kosova është Serbi” (Foto)

Çështja e Kosovës vazhdon të mbetet kryetemë dhe preokupim jo vetëm në debatet politike në Serbi, por edhe në aktivitete nga më të ndryshmet.

Së fundmi në rrjetet sociale në Serbi, siç raportojnë mediat serbe, ka filluar një aksion për “kthimin e Kosovës në Serbi, nëpërmjet rrugës paqësore”, e që po zbatohet duke shkruar në kartëmonedhat e valutave të huaja, euro dhe dollarë, mbishkrimin “Kosova është Serbi”, përcjell Telegrafi.

Këtij aksioni i është bashkuar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili në valutën 100 dollarëshe e ka shkruar mbishkrimin “Kosova është Serbi”. /Telegrafi/