Site icon Telegrafi

“Fushata për referendumin do të jetë informuese dhe jo propagandistike”

Zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani tha se do të ketë dy nivele të fushatës për referendumin dhe ajo do të jetë informative, jo propagandistike. Në fushatë do të përfshihen partitë politike së bashku me partnerët e koalicionit.

“Mos informimi i pikave të sakta të marrëveshjes është problemi më i madh. Do të ju tregohet qytetarëve, cilat janë pozitive dhe cilat janë pjesët negative të marrëveshjes. Dhe ngjarjen e sotme e përdorim për të dërguar një mesazh për të ardhmen, për të mos u kthyer në të kaluarën”, tha Osmani gjatë kemtimit të ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë.

Osmani tha se ish kryeministri Ljubço Georgievski, i cili është nënshkrues i Marrëveshjes Kornizë, nuk ka arritur në kremtim sepse ai nuk ishte këtu dhe e njëjta gjë është edhe me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e shtetit, Branko Cërvenkovski. /Telegrafi/

Exit mobile version