Site icon Telegrafi

Fushata për referendumin do të fillojë më 10 shtator, deputetët në pushim deri më 20 gusht

Kuvendi i Maqedonisë do të punojë deri më 10 shtator kur kryetari Talat Xhaferi pret të fillojë fushata për referendumin, i cili duhet të mbahet më 30 shtator.

Edhe pse propozues për referendumin janë deputetët, Xhaferi thotë se në fushatën për referendumin mund të marrin pjesë edhe partitë politike, sektori joqeveritar, por edhe Qeveria dhe Kuvendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Propozues për referendumin janë deputetët, por edhe ata janë përfaqësues të partive politike. Gjithë pjesëmarrësit në fushatë duhet të kenë parasysh interesat e përgjithshme të qytetarëve dhe jo të individëve”, tha Xhaferi.

Ai gjithashtu tha se për momentin nuk janë të nevojshme zgjedhjet parlamentare, por proceset e filluara duhet të përfundojnë.

Xhaferi informoi se Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë në Gazetën Zyrtare do të publikohet pas referendumit, edhe pse më herët kishte mendim tjetër për këtë çështje.

Exit mobile version