Site icon Telegrafi

Fushata parazgjedhore nis më 31 maj dhe përfundon më 9 qershor

Partitë politike tashmë edhe zyrtarisht kanë dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) listat e koalicioneve dhe listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

Për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, në KQZ kanë aplikuar 5 koalicione, 19 parti dhe 2 iniciativa, që gjithsej janë 26 subjekte politike, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje.

Në koalicion me PDK është AAK-NISMA për Kosovën-PD- LB-PSHDK-PK-PLK-ADK-REK –PB-PSD- BKK. Ndërsa, me LDK në koalicion është AKR, derisa Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme.

Partitë politike ndonëse ende zyrtarisht nuk ka nisur fushata parazgjedhore, ato tashmë veç po e bëjnë një gjë të tillë. Të gjitha partitë do të kenë kohë që brenda 10 ditëve që nga dita kur bëhet hapja zyrtare e fushatës, të shpalosin programin e tyre zgjedhorë.

Zyrtarisht fushata do të nis më 31 maj deri më 9 qershor atëherë kur edhe do të bie heshtja zgjedhore. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ndryshe, zgjedhjet e 11 qershorit vijnë pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Isa Mustafa, pas votimit të mocionit të mos besimit. /Telegrafi/

Exit mobile version