Telegrafi

Fushata kundër ndërtimit të hidrocentralave me video sensibilizuese me moton “Mos ma prek Lumbardhin” (Video)

Në kuadër të fushatës së ditëve të fundit kundër ndërtimit të hidrocentraleve përgjatë rrjedhës  të Lumbardhit, është realizuar edhe një video me moton “Mos ma prek Lumbardhin”.

Në videon sensibilizuese të realizuar nga Dini Begolli, në kuadër të fushatës kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, është prezantuar bukuria natyrore e rrjedhës së lumit.

Ndryshe, projekti për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh është anuluar, pas presioneve, protestave dhe peticionit të banorëve të Pejës dhe lokaliteteve përreth, shkruan Telegrafi.

Ky projekt është kundërshtuar edhe në kreu i Komunës së Pejës, kurse Kuvendi i Komunës, në seancën e mbajtur javën që shkoi, mori vendim që ndalon ndërtimin e hidrocentraleve në këtë komunë.

Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, ka kërkuar nga Ministria e linjës ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e impaktit të këtij projekti në mjedis. /Telegrafi/