Drejtoria e doganave të Maqedonisë sot do ta fillojë fushatën „Jo për pijet e paligjshme alkoolike“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i fushatës është ngritja e vetëdijes tek qytetarët dhe informimi i tyre për rrezikun nga blerja dhe konsumi i pijeve të paligjshme alkoolike, si dhe parandalimin e konkurrencës jo luajale./Telegrafi/