Telegrafi

“Fushata e Selim Pacollit bllokon VIBER-in”

“Kjo është hera e parë që aplikacioni i famshëm i mesazheve që përdoret gjerësisht në Kosovë, është bllokuar nga numri jashtëzakonisht i madh i mesazheve direkte të cilat qytetarët e Prishtinës i kanë dërguar Selim Pacollit”, thuhet në një njoftim nga Shtabi Zgjedhor i kandidatit të AKR-së.

Dhjetëra mijëra mesazhe të dërguara brenda tri ditëve ka bërë që llogaria e Selim Pacollit të bllokohet përkohësisht.

Pacolli thuhet t’u është përgjigjur pyetjeve që pranoi nga qytetarët, derisa VIBER-i mbylli numrin e tij.

“Fushata jonë ka hasur në interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Prishtinës, të cilët më kanë shkruar me mijëra mesazhe për çdo ditë. Iniciativa jonë me VIBER është aq e suksesshme, saqë edhe një kompani e madhe si VIBER nuk mundi ta përballojë gjithë fluksin e mesazheve të cilat po dërgohen edhe në këtë moment në numrin tim. Me këtë unë e kam kuptuar se Prishtina ka aq shumë probleme, të cilat nëse raportohen sikurse tani, ato mund ta bllokojnë edhe një platformë të madhe siç është VIBER”, ka thënë Selim Pacolli.