Telegrafi

“Fushata e pajtimit të gjaqeve 1990-1991”

Iniciativa për Histori Gojore, përmes një njoftimi për media bën të ditur se nesër, në Pejë, hap ekspozitën “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve”.

Kjo ekspozitë vjen si përmbyllje e hulumtimit dyvjeçar. Hulumtimi është fokusuar në ngjarje dhe kujtime të treguara nga protagonistë të fushatës, ish të rinj të burgosur politikë, klerikë të besimeve të ndryshme, shkrimtarë e studiues.

Fushata për Pajtimin e Gjaqeve ka qenë thirrje për pajtim dhe unitet ndër shqiptarët e Kosovës.

Ekspozita do të hapet më 25 prill (19h00), në Galerinë e Arteve në Pejë, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 21 maj 2018. /Telegrafi/