Site icon Telegrafi

Fushata e Kamala Harris ka mbledhur rreth gjysmë miliard dollarë donacione

Fushata parazgjedhore e kandidates së Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Kamala Harris, ka grumbulluar rreth gjysmë miliardë dollarë donacione që kur ajo u bë kandidate, raporton reuters.

Sipas burimeve të shumta të paidentifikuara, Harris mblodhi 200 milionë dollarë vetëm në javën e parë pasi u zgjodh si kandidate, dhe në korrik ajo mblodhi një total prej 310 milionë dollarësh.

Kandidati i Partisë Republikane, Donald Trump, në korrik arkëtoi rreth 138 milionë dollarë, ndërsa në fillim të gushtit kishte gjithsej rreth 327 milionë dollarë.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020, presidenti amerikan, Joseph Biden mblodhi pak më shumë se një miliard dollarë.

Paratë e mbledhura gjatë fushatës janë thelbësore për reklamimin dhe tërheqjen e votuesve në qendrat e votimit, si dhe për të tërhequr votuesit e pavendosur.

Ndryshe, zgjedhjet për presidentin e ri të SHBA-së do të mbahen më 5 nëntor (e martë). /Telegrafi/

Exit mobile version