Në përkrahje të kandidates së saj për presidente ,demokratja Kamala Harris do të mbajë takime me shqiptarët e SHBA-së më 15 tetor në disa shtete.
Tubimet i përkrahjes “Shqiptaro amerikanët për Harris-Walz” janë planifikuar të mbahen më 15 tetor në shtetet kyçe të SHBA-së, që mund të vendosin për presidentin e ardhshëm amerikan.
Një ditë më vonë, më 16 tetor në Michigan, do të zhvillohet një tjetër event i shqiptarëve të Amerikës në përkrahje të kandidatit republikan Donald Trump, “Albanian – American Engagement”, ku është ftuar edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti.
Duke pasur parasysh praninë e konsiderueshme në shtetet kyçe, fushatat e dy kandidatëve për president janë fokusuar edhe tek komuniteti shqiptaro-amerikan. /Telegrafi/