Fushata politike e Faton Abdullahut, kandidat për deputet me numrin 39 nga lista e PDK-së, po tërheq vëmendjen jo vetëm për përvojën dhe vizionin e tij, por edhe për kreativitetin e jashtëzakonshëm dhe energjinë e madhe që reflekton mbështetja nga familja e gjerë dhe miqtë e shumtë.
Kudo që shkojnë, në grupe të gjithë janë të veshur me bluza e detaje që mbajnë numrin 39, e kjo nuk është thjesht vetëm një qasje estetike, por një strategji e menduar më thellë.
Vajza e tij e madhe, Yllka Abdullahu, eksperte e psikologjisë në marketing dhe praktikante e certifikuar e ‘Shërimit Theta’ në SHBA, e cila punon me nënvetëdijen e njerëzve për të sjellë kurim dhe për të krijuar ndryshime pozitive.
E inspiruar nga kjo metodë dhe kjo përvojë, Yllka ka përdorur njohuritë e saj për të ndërtuar këtë fushatë kreative që ka për qëllim të lërë një ndikim të qëndrueshëm te ata që e vlerësojnë dhe duan të votojnë për Faton Abdullahun, duke i bërë të kujtojnë numrin 39 në ditën e votimit.
Kjo fushatë, e mbushur me energji pozitive, kreativitet dhe përkushtim nga të gjithë ata që e mbështesin Fatonin, sjell një frymë të re dhe të freskët në Partinë Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/