Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se duke akuzuar NATO-n për agresion, të gjitha autoritetet në Serbi kanë vetëm një qëllim- të mbulojnë krimet në Kosovë.
Kandiq në një postim në platformën sociale ‘X’, ka shkruar se Ushtria e Jugosllavisë dhe Policia e Serbisë, për 78 ditë bombardime të NATO-s, kanë vrarë 7 mijë civilë.
“Duke akuzuar NATO-n për “agresion”, të gjitha autoritetet në Serbi kanë një qëllim – të mbulojnë krimet në Kosovë të kryera nga UJ-ja dhe MPB-ja e RS-së: 7000 civilë u vranë në 78 ditë”, ka shkruar Kandiq, transmeton Telegrafi.
Më tej ajo NATO nuk ishte kurrë në terren – “nuk mundi të parandalonte granatimet e fshatrave, plaçkitjen, djegien e shtëpive dhe të moshuarve të mbetur në to, konfiskimin dhe shkatërrimin e dokumenteve, por i mundësoi popullatës së dëbuar të kthehej në vendin e tyre”, ka thënë Kandiq. /Telegrafi/
With the accusation of NATO for "aggression," all authorities in Serbia have one goal – to cover up the crimes in Kosovo committed by the Yugoslav Army and Serbian Ministry of the Interior: 7000 civilians were killed in 78 days.
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 23, 2024
NATO was not on the ground and could not prevent the shelling of villages,looting,burning of houses,confiscating documents,but it enabled the displaced population to return to their country. Afterwards,it could have,but did not prevent the revenge of the KLA against minorities.
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 23, 2024