Telegrafi

Fushat kancerogjene, gjiganti evropian detyrohet të bëjë ndryshime (Foto)

Një gjë e pazakontë i ka ndodhur skuadrës së madhe holandeze, Ajax Amsterdam.

Një reportazh televiziv ka zbuluar se në fushat ndihmëse të Ajaxit bari artificial është kancerogjen dhe kjo ka bërë që klubi të reagojë.

Edhe pse Ajax është një klub i madh dhe ka dhjetëra fusha ndihmëse ku kryen stërvitjet nga ekipi i parë deri tek fëmijët e vegjël, është zbuluar se katër fusha ndihmëse kanë barin artificial kancerogjen.

Lexo po ashtu Messi zgjedh 10 talentët më të mirë të së ardhmes (Foto)

Pasi është shfaqur ky lajm në televizionet holandeze, zyrtarët e Ajaxit kanë reaguar.

“Lojtarët tanë të rinj shpenzojnë shumë kohë në këto fusha dhe ne jemi të hidhëruar me këtë që ka ndodhur. Kemi bërë analizat e duhura dhe del se në katër fusha bari artificial është kanocerogjen”, ka thënë një zyrtar i klubit kampion të shumëfishtë të Holandës.

Në këto fusha lojtarët e Ajaxit kanë qenë të rrezikuara, ndërsa ato tani janë mbyllur dhe do të ndryshohet bari artificial, transmeton Telegrafi.

Sipas medieve holandeze, shumica e klubeve në këtë shtet kanë fushat ndihmëse me bari artificial dhe kjo është një rrezik për lojtarët e rinj që kalojnë shumë kohë duke u stërvitur.

Ajax ka kërkuar falje për këtë gjë dhe ka premtuar se do të ndryshohet çdo gjë në kompleksin e tyre. /Telegrafi/

Gjendja në njërën nga fushat kancerogjene të Ajaxit