Telegrafi

Fusha lundruese golfit, në të cilën mund të keni qasje vetëm me anije (Foto)

Është prezantuar fusha mbresëlënëse e golfit, në të cilën mund të keni qasje vetëm me anije.

Adhuruesit e këtij sporti mund të hedhin topin e tyre në njërën nga 14 vrimat, në fushën e golfit që gjendet mbi  liqenin Coeur d’Alene në Idaho, transmeton Telegrafi.

Por vrimat e fushës së golfit janë duke u nxjerrë punë të madhe zhytësve, të cilët brenda një viti detyrohen të nxjerrin 28 mijë topa që janë hedhur gjatë lojës.

Prona prej 200 akrave është hapur për herë të parë për adhuruesit e golfit në vitin 1991, dhe prej atëherë ajo është modifikuar disa herë është cilësohet si njëra nga 100 fushat më të bukura të golfit në botë.

Kjo fushë lundruese e golfit që peshon 22 mijë tonë mund të lëviz falë sistemit të avancuar nënujor të disa kabllove që vënë në lëvizje këtë fushë. /Telegrafi/