Fushë Kosova është skuadra e parë që e ka siguruar matematikisht inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Barazimi ndaj Ramiz Sadikut në shtëpi me rezultat 2-2 ishte i mjaftueshëm për ‘Pampurat’ që filluan festën.
Me 56 pikë nga 26 ndeshja në Ligën e Parë të grupit B, Fushë Kosova ka lënë prapa Ulpianën që do të luanë në barazh.
Fushë Kosova është kthyer në elitë pas nëntë vitesh mungesë.
Ata sot kanë marr edhe trofeun si kampion të Ligës së Parë.
Sa i përket grupit B, ende nuk dihet saktësisht se kush do të inkuadrohet direkt në elitë, pasi Feronikeli dhe Liria kanë ende matematikisht gjasa, kur ka mbetur edhe një xhiro për tu luajtur. /Telegrafi/