Telegrafi

“Furtunë shkarkimesh” në Superioren Shqiptare, Partizani dhe Teuta largojnë trajnerët

Një furtunë shkarkimesh të trajnerëve është duke ndodhur në Superioren e Shqipërisë, duke përfshirë skuadra si Partizani dhe Teuta e Durrësit.  

Pas humbjes në derbi nga Tirana me rezultat 2-1, Partizani ka njoftuar sot (e shtunë) shkarkimin e trajnerit.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin italian, Franco Lerda”.

“Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, thuhet në njoftim e klubit nga kryeqyteti.

Përveç kampionit aktual të Superiores, edhe klubi i futbollit Teuta ka njoftuar se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledi Shkëmbi, i cili në të kaluarën drejtoi Lirinë e Prizrenit.

“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledi Shkëmbi”.

“Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë”, shkruan në njoftimin e klubit durrsak.

Shkarkimi i ish-trajnerit të Lirisë vjen menjëherë pas humbjes së thellë me rezultat 4-0 që Teuta pësoi sot (e shtunë) ndaj Kukësit.

Në rrezik të shkarkimit mendohet të jetë edhe trajneri grek i Luftëtarit, Jorgos Marantas. /Telegrafi/