Site icon Telegrafi

Furrtari francez dënohet me tremijë euro, punonte pa pushim për shtatë ditë në javë (Foto)

Cedic Vaivre është dënuar me tremijë euro, sepse ‘punonte shumë’. Furrtari 41-vjeçar, u ndëshkua gjatë vitit të kaluar, për shkak se e mbante punëtorinë hapur gjatë shtatë ditëve të javës.

Kjo thyen ligjin e punës në Francë, që kërkon së paku një ditë pushim, që konsiderohet si e domosdoshme për mirëqenien e secilit.

Por, klientët që blejnë bukë franceze dhe kifle në furrën ‘Lake’, këtë vendim e kanë cilësuar shumë të keq. Kritika ka bërë edhe Christian Branle, që është kryetari i atij regjioni, që ndodhet 200 kilometra në juglindje të Parisit.

Vaivre (majtas) gjatë punës në furrë

“Këto ligje, po e mbysin biznesin e vogël. Aq më shumë, kur ndodhet në një zonë rurale, ku konkurrenca është e vogël. Madje, vikendit rritet numri i vizitorëve që kërkojnë këto shërbime”, shkruan në ankesën e Branle.

Më se 500 banorë e kanë nënshkruar një peticion, të cilët po kërkojnë që Vaivres t’i hiqet dënimi dhe të lejohet të punojë.

Sipas ligjeve franceze, punëtoritë e vogla duhet të pushojnë minimum një ditë prej gjashtë të tjerave. Franca ka rigorozitet të madh në ligjet e punës, që parashohin vetëm 35 orë punë në javë, pushime të gjata për drekë dhe pushim për tërë muajin gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version