Familjet në nevojë do të kenë mundësi që gjatë muajit të Ramazanit të marrin bukë pa pagesë në furën “Te Bajrami” në Vushtrri, falë kontributit të diasporës shqiptare në Gjermani.
“Buka është falas për ata që nuk kanë mundësi me pagua. Dhuratë nga Gjermania dhe Home Bakery”, ka shkruar në afishen e vendosur në derën e saj Furra e Bukës “të Bajrami”. Qytetarë të Vushtrrisë e kanë publikuar këtë njoftim në rrjete sociale për të njoftuar nevojtarët që kanë ku të marrin bukën falas. /KP/