Site icon Telegrafi

Furra 200 vjeçare në Mitrovicë, aty ku qytetarët presin deri gjysmë ore për bukë (Video)

Për 200 vite me radhë, këtë furrë e ka mbajtur familja Çollaku, nga Hasi i Prizrenit.

Për shkak të shijes, perecat e bëjnë furrën më të frekuentuar në këtë qytet.

Brenda ditës shiten më shumë se 600 pereca, në furrën që konsiderohet si më e vjetra në Mitrovicë.

“Perecat si në këtë furrë, askund nuk i gjen pavarësisht se format i kanë të ngjashme. Kur është koha e perecave pritja është 10-15 minuta, por mund të shkojnë deri në gjysmë ore, por ja vlen të presësh, askush nuk u afrohet këtyre sepse punojnë me dru”, shprehet një qytetar.

Granit Qollaku si një trashëgimtar i kësaj furre, thotë për RTV Dukagjinin se zanatin e trashëguan nga paraardhësit.

“Kjo furrë është ndër më të vjetrat në qytet, mendohet se daton nga viti 1900. Specialitete i kemi perecat, por edhe bukën e bëjmë pa aditiv. Furra është klasike dhe punon me dru”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nga kjo furrë dukur u furnizua me bukë e gjithë Mitrovica, por edhe sot Graniti thotë se e ruajnë me xhelozi traditën e të parëve.

“Buka te ne piqet aty ku direkt ndezët zjarri, prandaj është më e shijshme”, shprehet më tej pronari i furrës më të vjetër në Mitrovicë./Telegrafi/

Exit mobile version