Telegrafi

Furnizimi stabil me rrymë për zgjedhje

Sipas një njoftimit për media, kërkesa për energji elektrike të dielën ka arritur pikun prej rreth 1030 megavat orë energji elektrike në orët e mbrëmjes dhe gjatë tërë kohës nuk janë aplikuar reduktime të energjisë elektrike.

“E tërë kjo falë prodhimit stabil me energji elektrike në termocentralet e Korporatës dhe aranzhimit të importit të nevojshëm”. Po ashtu, sipas zyrtarëve të KEK-ut kjo korporatë është ballafaquar me disa prishje në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

Këto prishje nuk kanë zgjatur shumë falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të Korporatës, të cilët kanë eliminuar çdo defekt që është paraqitur në kohë rekorde. Edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur prishte të ndryshme por zyrtarët e KEK-ut nuk kanë afektuar vendvotimet. /Telegrafi/