Site icon Telegrafi

Furia është ekipi i radhës që kualifikohet për majorin e CS:GO PGL Antwerp Major

FURIA është ekipi i dytë brazilian që kualifikohet për majorin e CS:GO, pasi mposhti ekipin amerikan Complexity.

Pas tri fitoreve radhazi, FURIA i është bashkuar MiBR në listën e ekipeve pjesëmarrëse në majorin e madh, i cili do të mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Në ndeshjen finale, kjo skuadër u takua me ekipin Complexity, të cilët i mposhtën me lehtësi në dy mapa, 16-7 dhe 16-11.

Gjatë ditës së enjte më 14 prill, FURIA do të ndeshet me MiBR për renditje në Major, ku fituesi do të shkoj direkt në fazën kryesore të PGL Antwerp Major, si dhe do të fitojë rreth 23.000 euro, ndërsa vendi i dytë do të shkojë në Challengers Stage dhe do të marrë çmimin rreth 11.000 euro.

Lexo po ashtu Ekipi brazilian MiBR, është ekipi i parë i kualifikuar për majorin e CS:GO PGL Antwerp Major

Ndeshjet e radhës të cilat do të zhvillohen nesër 13 prill, në kuadër të PGL AMERICAS RMR:

Ekipet me rekord të ndeshjeve 2-1

11:00 Imperial – Party Astronauts
14:45 Complexity – Sao Caetano
18:00 Liquid – Evil Geniuses


Ekipet me rekord të ndeshjeve 1-2

11:00 00Nation – 9z
14:45 paiN – TeamOne
18:30 Isurus – Case


Formacioni i ekipit FURIA:

Andrei “arT” Piovezan
Yuri “yuurih” Santos
Kaike “KSCERATO” Cerato
Rafael “saffee” Costa
Andre “drop” Abreu


/Telegrafi/

Exit mobile version