Telegrafi

Furgoni shtyp këmbësorët në Kinë, raportohet për një të vdekur (Video, +18)

Para një spitali në qytetin kinez Nanding, një furgon ka shtypur dhjetëra këmbësor në trotuar.

Raportohet se të paktën një person ka humbur, por dyshohet se numri i viktimave është më i madh, transmeton Telegrafi.

“Furgoni ishte plotësisht jashtë kontrolli kur goditi këmbësorët dhe një motoçiklist”, ka deklaruar një dëshmitar që kishte rastisur të jetë para spitalit rreth orës 11 të paradites.

Fati në fatkeqësi është se incidenti ka ndodhur para spitalit, kështu që mjekët kanë intervenuar menjëherë duke i ndihmuar të lënduarit. /Telegrafi/