Telegrafi

Furgoni i përfshihet nga zjarri, kinezi detyrohet të kërcen nga dritarja – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Ky është momenti dramatik kur shoferi i një furgoni detyrohet të kërcej nga dritarja për t’i shpëtuar më të keqes, pasi furgoni i përfshihet nga flaka në një pompë të derivateve.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur burri me furgon ngjyrë hiri kërcen nga vetura në qytetin Chingqing në Kinë, transmeton Telegrafi.

E po të mos ishte ky reagim i tij i shpejtë sigurisht se pasojat do të ishin të mëdha, pasi për pak sekonda i gjithë furgoni përfshihet nga zjarri.

Megjithatë ishin punonjësit e pompës që u treguan të shkathtë me përdorimin e aparateve për fikjen e zjarrit, që evituan një shpërthim të fuqishëm që sigurisht se do të ishte fatal për dhjetëra persona që gjendeshin në ato momente në pompë. /Telegrafi/