U ndërtua furgoni i parë në botë me motor plotësisht elektrik.
Automjeti ka një çati pop-up të veshur me panele diellore që thuhet se prodhon energji elektrike të mjaftueshme për të kaluar 730 kilometra në një ditë.
Stella Vita është përshkruar si një shtëpi motorike e vetë-qëndrueshme.
Ajo përmban një dizajn me një çati të pjerrët për të rritur sipërfaqen e paneleve diellore.
Dy kulla të veçanta nën vijën e çatisë dalin nga të dy anët e automjetit, duke dyfishuar në mënyrë efektive sipërfaqen e paneleve diellore në 17.5 metra katrorë.
Brenda ka një zonë të vogël gatimi me një frigorifer, i cili punon në energjinë diellore, si dhe një tualet, një divan dhe një krevat me madhësi të plotë me hapësirë për dy të rritur.
Ajo u krijua nga një grup prej 22 studentësh nga Universiteti i Teknologjisë Eindhoven në Holandë, duke punuar nën emrin Solar Team Eindhoven. /Telegrafi/