Telegrafi

Furgoni i licencuar për 15 udhëtarë, ndalohet derisa transportonte 46 nxënës (Video)

Njësiti policor që po patrullonte në Port Elizabeth të Afrikës së Jugut, ka ndaluar një taksi që ishte ngarkuar së tepërmi dhe lëvizte me vështirësi.

Prej furgonit të licencuar për 15 udhëtarë, dolën jo më pak se 46 nxënës të moshave të ndryshme, një pasagjere që ndodhej në ulësen e përparme dhe shoferi, transmeton Telegrafi.

Derisa ata dilnin, polici iu kërkonte që të mos nxitojnë, ndërsa shihej se ishin transportuar në mënyrën më të keqe, të kapur mes vete.

“Ata nuk kishin të ndaluar, dukej sikur ata që dilni hynin në derën tjetër, vetëm që të mahiten me policët” ka thënë një e pranishme.

Shoferi është arrestuar, ndërsa furgoni është dërguar në një qendër policore, për të matur mbipeshës me të cilën ka lëvizur. /Telegrafi/