Me vendim të ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov, furgoni i ‘Ndihmës së Shpejtë’ dhe një ekip mjekësor i trajnuar për terrren do të qëndrojnë 24 orë në rrugën për në Greqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vendimi është dhënë dje dhe pritet të fillojë nga sot. Vendimi do të duhet të vlejë për muajt korrik dhe gusht. Si pasojë e lëvizjes së shtuar të qytetarëve të Maqedonisë drejt Greqisë për pushimet verore, nga Ministria e Shëndetësisë mendohet se ky vendim është i duhur në parandalimin e vdekjeve nga aksidentet eventuale në rrugë.
Furgoni do të patrullojë 113 kilometra, në dy drejtime deri në kufi me Greqinë./Telegrafi/