Site icon Telegrafi

Furgoni godet këmbësorët te Ura e Londrës, Policia në kërkim të tre personave

Një furgon është drejtuar drejt këmbësorëve të Urës së Londrës, raporton CNN.

Mark Roberts thotë se furgoni lëvizte me shpejtësi të madhe, për çka një person e hodhi disa metra lartë në ajër.

Ai shton se ka dëgjuar edhe të shtëna më vonë, transmeton Telegrafi.

“Ishin 100 veta në rrugë. U ngriva në vend. Nuk dija ku të shkoja”, ka thënë ai.

Ka dyshime se disa persona janë therë me thikë.

Policia Metropolitane e Londrës ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë të detajuar për këtë sulm. Mirëpo, dyshohet se është sulm terrorist pasi janë janë vënë në kërkim të tre personave. /Telegrafi/

Exit mobile version