Të paktën 18 persona janë lënduar, tre seriozisht, pasi një automjet-furgon doli nga rruga në trotuar, në një pjesë të ngarkuar të Shangait qendror.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria e Shangait tha se automjeti goditi këmbësorët në një rrugë që shkonte pranë Sheshit të Popullit.
Sipas hetimeve paraprake, zjarri u shkaktua nga një shofer 40-vjeçar i quajtur Chen, i cili po pinte një cigare brenda automjetit, tha zyra e sigurimit publik të Shangait.
Chen, i cili aktualisht po merr trajtim, dyshohet për transportim ilegal të substancave të rrezikshme, ka thënë policia.
Mediat lokale njoftuan se automjeti mbante gjashtë persona dhe disa bombola të gazit. /Telegrafi/