Site icon Telegrafi

Furgoni me 13 pasagjerë përfshihet nga zjarri në pompën e derivateve në Johanesburg, arrijnë të dalin dhe shpëtojnë të gjithë

Trembëdhjetë persona arritën të dalin nga një mini-furgon në Afrikën e Jugut, pasi u përfshi nga zjarri në një pompë të derivateve.

Incidenti ndodhi në periferi të Bramley të Johanesburgut gjatë 27 marsit, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shihet një furgon që punonte si taksi, që ishte ndalur në një pompë të derivateve kur u përfshirë nga zjarri.

Një burrë që ishte ulur përpara kishte probleme të hap derën, derisa një tjetër nga jashtë theu dritaren për të ndihmuar të gjithë që kishin ngecur brenda furgonit.

Ishte punonjësi i pompës Abdullah James, 36-vjeç që ndihmoi pasagjerët të mos digjen për së gjalli – duke thyer dritaren nga e cila arritën të dalin jashtë të gjithë.

Për të shmangur më të keqen – shpërthimi e pompës së derivateve, fikën furgonin me aparatin për fikjen e zjarrit. /Telegrafi/

Exit mobile version