Telegrafi

Furgonat elektrikë të Rivian mbërrijnë në Evropë

Furgonat elektrikë për dërgesa të prodhuesit Rivian, të përdorur nga gjiganti Amazon, kanë mbërritur në Evropë.

Siç raportohet, furgonët e parë Rivian do të lansohen në Gjermani, ku mbi 300 janë gati për t’u operuar në rrugët e Mynihut, Berlinit dhe Dyseldorfit në javët e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Partneriteti Rivian-Amazon daton nga viti 2019, ku gjiganti i blerjes ‘online’ ka investuar 700 milionë dollarë në këtë prodhues automjetesh.

Disa muaj më vonë, Amazon ra dakord të blinte mbi 100 mijë furgona nga Rivian, duke i nxjerrë ato deri në fund të dekadës si pjesë e angazhimit mjedisor Climate Pledge të bashkë-themeluar nga Amazon për të arritur emetimet neto të karbonit deri në vitin 2040.

Një vit më vonë, Amazon prezantoi furgonin e saj elektrik për dërgesa të ndërtuar nga Rivian me një dizajn të pastër dhe modern brenda dhe jashtë. /Telegrafi/