Site icon Telegrafi

“Fuqizohu Me Votë” inkurajon të rinjtë për të votuar (Video)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), në kuadër të projektit të mbështetur nga BE – “Gratë e Reja të Përfshira në Parti Politike dhe Procese Politike”, ka lansuar një spot vetëdijesues me moton #FuqizohuMeVotë, që ka për qëllim inkurajimin e të rinjve, në veçanti të grave të reja, për të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

QKSGJ iu bën thirrje të rinjve që të votojnë dhe të bëhen pjesë aktive e vendimmarrjes, njofton Klan Kosova.

Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, deklaroi se “rritja e pjesëmarrjes së votuesve të rinj në procesin zgjedhor ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e nivelit të kulturës politike në Kosovë”.

Ky spot vetëdijesues po ashtu sjell në vëmendje që përmes votimit të rinjtë i vendosin kërkesat dhe synimet e tyre në agjendën politike, duke e promovuar demokracinë, barazinë gjinore, diversitetin dhe mundësitë e barabarta.

 

Exit mobile version