Site icon Telegrafi

Fuqizohet ekonomia spanjolle

Çmimet e konsumit në Spanjë kanë rënë përsëri gjatë muajit, megjithëse në një normë më të ulët se sa në shtator. Shitjet me pakicë janë rritur në ritmin më të shpejtë në 9 muaj, pasi ekonomia është fuqizuar.

Sipas zyrës kombëtarë të statistikave, çmimet e konsumit ranë me 0.9 për qind me bazë vjetore, në linjë me parashikimet. Të dhënat për Spanjën vijnë përpara shifrave të inflacionit në Eurozonë.

Nga ana tjetër, shitjet me pakicë u rritën me ritmin më të shpejtë që nga dhjetori i kaluar, në 4.3 për qind. Kjo sugjeron se shifrat e prodhimit për tremujorin e tretë, mund të surprizojnë. Një analiste e bankës BNP Paribas, thotë se shifrat e shitjeve me pakicë reflektojnë dy gjëra; përmirësimin e tregut të punës, dhe të ardhura më të mëdha në dispozicion për shkak të rënies së çmimeve të naftës.

Norma e papunësisë në ekonominë e katërt më të madhe në Eurozonë, ra në nivelin më të ulët në më shumë se 4 vite gjatë tremujorit. Qeveria pret që ekonomia e vendit të rritet me 3.3 për qind gjatë vitit, pas një recesioni të dyfishtë. /Telegrafi/

Exit mobile version