Site icon Telegrafi

Fuqizimi i rolit të gruas, Meta: Pëlqej gratë si Margaret Thatcher, jo ato me taka të larta

Fuqizimi i partisë dhe zhdukja e nepotizmit nis nga gratë. Ky ishte premtimi i Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim, mbi rritjen e rolit të tyre, si garanci për të ardhmen.

Duke mos kursyer ironinë, Meta tha se pëlqen gratë që i krahasoi me Margaret Thatcher dhe jo ato që sipas tij merren me stolitë dhe nuk edukojnë brezat që po braktisin vendin, raporton A2.

“Unë do të mbështes shumë gratë që janë burra në karakter. Thatcher shkëlqente si grua në të gjitha aspektet e veta. Unë do të mbështes shumë gratë Theçer që nuk na mungojnë por u kemi vënë stërkëmbësha. Nuk ka më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë.

Kisha ca gra unë që më thonin mua që mos fol për Vasil Laçin se të rinjtë nuk e kuptojnë Vasil Laçin. Se nuk flasim për këta ne, se e kemi mendjen te çantat, orët e vathët e shtrenjtë dhe takat e larta, prandaj po na iki të rinjtë ne.

Njoh edhe gra që i kemi bërë ministre, deputete, që i kemi mbështetur shumë apo jo dhe thonë çfarë ka bërë Ilir Meta për mua, duhet të kishte bërë më shumë. Ilir Meta ka bërë një gabimin të madh, nuk ka ndërtuar një sistem meritokratik dhe të barabartë për të gjithë”.

Exit mobile version