Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka takuar mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin demokrat Ritchie Torres, me të cilin ka diskutuar mbi fuqizimin e partneritetit në programe konkrete dhe rolin aktiv të Kongresit amerikan rreth sfidave të Kosovës.
Ministrja Gërvalla ndau me kongresistin Torres edhe detaje rreth proceseve politike, progresit të arritur, sfidave të sigurisë në rajon, integrimeve euroatlantike, si dhe bashkëpunimit në ekonomi dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.
Duke e falënderuar për mbështetjen e madhe, ministrja Gërvalla e njoftoi kongresistin Torres edhe rreth mërgatës së Kosovës në SHBA, organizimin e mirëfilltë të tyre, rolin e madh në shtet-ndërtim dhe zhvillim ekonomik, si një urë e fortë mes Kosovës dhe SHBA-së. /Telegrafi/